Ni Ultras nuk ka emer, veq shoqnia e ngusht e njeh. Ni Ultras nuk ka ftyr, shumicen e kohes kapela ja mbulon kryt, shalli ja mbulon gojen. Ni Ultras nuk veshet sikur tjert, nuk e percjell moden e fundit. Kur osht tu ec rruges edhe pse nuk ka logo t’ekipit aj njihet se qka osht. Ni Ultras sulmon nese e sulmojn, ndihmon kur osht nevoja, nuk nalet me kon ultras n’momentin kur e hek shallen edhe kthehet n’shpi, lufta vazhdon per 7 dit t’javes. Ni Ultras me pervoj osht shembull per t’rit, ata e respektojn ni Ultras ma t’vjeter. Ultrasat e ri ndihen krenar kur jon tu nejt afer dikuj me ma shum pervoj, ata msojn prej kritikave qe i marrin prej Ultrasave ma t’vjeter, ata kuqen n’ftyr kur folin per dore me ta. Kur njerzt normal e kqyrin ni ultras ata nuk e kuptojn, po aj nuk don qe me kuptu, ose me arsyetu se qka bon. Qdo ultras osht i ndryshem: Jon ata qe majn sene identifikuse t’firmes ose ekipit edhe ata qe nuk kan pas ksi sene kurr n’jet t’vet. Jon ata qe udhtojn veq me grupin e vet edhe ata qe jon individa e jon vet grupi. Ultrasat jon t’ndryshem, po ajo qka i bashkon osht dashuria per klubin e vet, komngulja me nejt 90 minuta n’kam edhe kur osht shi ose ftoft, ata i bashkon nxehtsia kur knojn me krejt zonin, t’bashkum kur jon tu flejt gjys t’pit n’autobus tu u kthy prej udhtimit, t’bashkum prej ni sendviqi t’cilind e ndajn kater prej tyne mas shum orve t’unt, t’bashkum prej ni cigares qe e ndajn, t’bashkum prej ni pamje, prej ni ideali, prej ni mentaliteti. Krejt senet qe na bashkojn, n’tnjejten koh na ndajn prej krejt botes: Prindt qe bohen marak, familjarve t’tronditun, shokve t’shkolles ose bashkpuntorve t’friksum, prej profesorave ose shefave qe nuk tolerojn. Ultras nuk osht vandalizem ose dhun’ pa arsye, osht mbrojtje kembngulse e ni mnyre t’jeteses, qe tash ka ra n’kriz shkaku i problemeve shoqerore, shkaku i mediave t’budallme, shkaku i diskotekave t’cilat i terhekin qdo dit shum e ma shum t’ri mirpo mas shumti prej shtypjes t’pa justifikushme prej policis edhe federatave. Me kon Ultras osht krejt qikjo edhe hala ma shum. Emocione e pasion qe nuk munesh me ja u pershkru me fjal njerzve qe nuk dojn me kuptu, t’cilt ma perpara e kthejn kryt n’anen tjeter e vazhdojn me jetu mas ni xhami, njerz qe kurr n’jet nuk kan me pas koqe me thy at xham e me hi n’boten ton! – Mentality 9 1 7 DL