Ultras Guerrils 08-09 eshte nje grupim tifozesh ultras ne mbeshtetje te ekipit legjendar te Shqiperise, FK PARTIZANI. Ultras Guerrils jane krijuar nga bashkimi i dy ish tifogrupeve "Brigada e Kuqe" dhe "Komando Ultras". Motoja e Guerrils eshte PERJET ME TY PARTIZAN. Ultras Guerrils vleresohen si tifogrupi me i mire ne Shqiperi, duke u bazuar ne mbeshtjetjen maksimale qe i japin ekipit me kore dhe spektaklit qe krijojne me koreografi dhe flakadane. Ata dallohen lehtesisht ne stadium nga baneri "Guerrils" dhe nga ngjyra e kuqe e bluzave dhe shallave te anetarve. Guerrils jane krijuar ne ditet me te veshtira per ekipin e Partizanit dhe e kane mbeshtetur ate pavaresisht kategorise ku luante. Ultras Guerrils karakterizohet nga nje numer i madh anetaresh. Anetaresimi tek Ultras Guerrils mund te kryhet tek Fan Club Partizani "Tirana e Re" dhe Fan Club "Tironsat e Kuq". Cdo anetar i Guerrils pajiset me shallin e tifogrupit dhe nje CD me koret e tij. Cdo anetar i grupimit duhet te respektoje disa rregulla: 1. Asnjehere mos ofendoni lojtaret, stafin ose trajnerin, pavaresisht rezultatit. 2. Asnjehere mos ndaloni se brohorituri dhe kenduari, pavaresisht rezultatit. 3. Asnjehere mos qendroni ulur gjate ndeshjes. 4. Merrni pjese ne sa me shume ndeshje qe eshte e mundur, pavaresisht largesise dhe kostos. 5. Duhet te vishet gjithmone me nje bluze ose xhakete me ngjyre te kuqe, nese nuk ka fanelle te PARTIZANIT ose bluze te Ultras Guerrils./All about Albanian ultras


